Drejtuesit komunal të Mitrovicës priten në takim përfaqësueset e projektit DEMOS
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shukri Gashi, së bashku me drejtorin e Administratës, Hysen Muzliukaj si dhe koordinatori për performancë komunale, Mehmet Bajrami, kanë pritur të martën në takim dy përfaqësuese të projektit të DEMOS-it (Helvetija) Ilire Daija-Buza dhe Shqiponja Vokshi.
Qëllimi i këtij takimi ishte bisedimi lidhur me indikatorët e performancës, rreth formave të bashkëpunimit për një performancë më të mirë.
Mehmet Bajrami, koordinatori për performancë komunale, ka falënderuar përfaqësueset e projektit DEMOS, për mbështetjen që po i japin Komunave të Kosovës, përfshirë këtu edhe Komunën e Mitrovicës.
“Komuna e Mitrovicës me performancën komunale për vitin 2018, qëndron më mirë krahasuar më vitet paraprake,ajo ka qenë përfituese e grandit edhe në vitin 2016, ndërsa për vitin 2017 komuna ka arritur të fitojë grand në shumën prej 76,525 euro”, ka thënë koordinatori Bajrami.
Gjithashtu përfaqësueset e DEMOS-it njoftuan se shumë shpejtë do të fillojë trajnimi për formën e re online të performancës, ndërsa gjatë vitit 2019 do të fillojnë trajnimet për zyrtarët komunal përgjegjës të cilët do të merren me përmirësimin e indikatorëve dhe të treguesve të performancës.
Në fund të takimi përfaqësueset e DEMOS-it së bashku me koordinatorin për performancë komunale, Mehmet Bajrami, kanë vizituar edhe parkun te varrezat ortodokse, në hyrje të qytetit, projekt ky i realizuar falë grandit të performancës së vitit 2016.
/Epoka e re/