Drejtuesit të tramvajit i bie të fikët, pasagjerët marrin në dorë kontrollin
24 dhjetor 2019
| 11:05
Pasagjerët e një tramvaji arritën që ta ndalonin atë pasi drejtuesi i saj kishte rënë pa ndjenja. Ngjarja ndodhi ditën e diel, ku një tramvaj në qytetin Bonn nuk ndaloi në disa stacione.
Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët. Disa persona shkuan te kabina e drejtuesit dhe e gjetën atë pa ndjenja. Ata hynë me forcë dhe arritën ta ndalonin mjetin duke evituar një aksident të mundshëm.
Një grua njoftoi kompaninë e transportit për të marrë direktiva se si mund ta ndalonin tramvajin.