Dreka sot në Kazermën e FSK-së në Istog: Deputetja e PDK-së denoncon kushtet e dobëta për ushtarët

16 dhjetor 2024 | 21:46

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se në Kazermën e FSK-në në Istog nuk ka as kuzhinier, as organizim e as kushte.

Teksa ka publikuar fotografi në Facebook nga servimi i drektës sot në këtë kazermë, ajo thotë se ushtarët e rinj po detyrohen ta bëjnë punën e kuzhinierit.

Postimi i saj i plotë:

Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog.

Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.

@ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se…