“Drena” ua hap dyert të gjithë fermerëve vendorë

24 shkurt 2025 | 16:28

Ditëve që lamë pas në qumështoren “Drena” ka pasur shumë telefonata nga fermerët pas rritjes së sasisë së e qumështit dhe rënies së konsumit (rezultat i rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së pakontrolluar të importit të këtij produkti).
“Drena” i njofton të gjithë fermerët se do t’u dalë në ndihmë. Do t’jua grumbullojë qumështin e tepërt. Ajo që kërkohet nga fermerët është ta kenë pëlqimin e pikës ose qumështores me të cilën janë duke bashkëpunuar. Çmimi për litër qumështi gjatë gjithë kohës do të jetë i pandryshueshëm (për një vit).
Për më pak se një dekadë që nga fillimi i saj, kompania “Drena” tashmë është bërë storie suksesi në industrinë e qumështit. Çdo vit kompania ka arritur rritje të jashtëzakonshme mbi 40 %, një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj cilësisë dhe inovacionit. Gama e produkteve të qumështit shquhet jo vetëm për shije unike, por edhe për vlera ushqyese, pasi “Drena” ka prioritet përbërësit organikë dhe, sipas standardeve, më të lartat të cilësisë.
Llojllojshmëria e produkteve që ka kjo kompani, nga qumështi UHT, djathërat tradicionalë, kos fshati, mazë, jogurtët kemozë, kefirat etj., ka bërë që “Drena” të krijojë një bazë besnike klientësh, që e vlerësojnë përkushtimin e markës ndaj përsosmërisë.
Si pjesë e strategjisë kjo kompani ka edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me fermerët vendorë. Duke vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta ato jo vetëm që sigurojnë një zinxhir të besueshëm furnizimi, por mbështesin bujqësinë lokale. Ky bashkëpunim shpesh përfshin aktivitete dhe bashkëpunim me fermerët për t’i përmirësuar praktikat e qëndrueshme, gjë që përputhet me përkushtimin e “Drenës” ndaj produkteve natyrale vendore.
Parimi “Rritemi së bashku” thekson përfitimet reciproke. Kjo është edhe pjesë e strategjisë së kompanisë, që duke punuar në bashkëpunim me fermerët dhe partnerët financiarë, mund të zhvillohen sinergji që rrisin produktivitetin dhe inovacionin. Fermerët përfitojnë nga tregu i sigurt dhe praktikat e reja që rrisin rendimentet, ndërsa “Drena” fiton qasje në një furnizim të besueshëm të përbërësve me cilësi të lartë.
Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me palët kryesore të interesuara si fermerët, konsumatorët dhe partnerët e komunitetit, nxit besimin dhe besnikërinë. Duke i dhënë përparësi komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, “Drena” shumë herët i ka kuptuar nevojat dhe sfidat e partnerëve të saj. Kjo qasje njerëzore ndihmon në kultivimin e një komuniteti që ndan një qëllim të përbashkët të qëndrueshmërisë dhe cilësisë.
Drena, dritë në çdo shtëpi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron,…