Drenas, 101 fermerë përfitojnë makina për spërkatjen e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial
Komuna e Drenasit ka mbështetur 101 fermerë me makina për spërkatjen e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial.
Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka thënë se subvencionet për bujqësi, kurrë nuk janë të mjaftueshme për bujqit e zellshëm, por brenda mundësive buxhetore, po e bëjnë më të mirën e mundshme për ta.
“Për këto spërkatëse, kishte 133 aplikantë, por, Komisioni sipas dokumentacionit dhe kushteve për subvencionim, ka përzgjedhur 70 përfitues. Ndërsa për shpërndarëse të plehut artificial kishte 38 aplikantë, prej tyre përfituan 31 bujq sipas vlerësimit të komisionit komunal për subvencionet në bujqësi. Falënderojmë Islamic Relief USA për përkrahjen e bujqve tanë të cilët nëpërmjet këtyre pajisjeve sigurojnë qëndrueshmërinë dhe kushtet më cilësore të prodhimit bujqësor”, ka shkruar Lladrvoci në “Facebook”.