Drenas: Nëntë persona rrihen mes vete në biliardo
26 nëntor 2022
| 09:18
Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje masive në Drenas, pas një mosmarrëveshje në një biliardo.
Tre nga të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa tre nga të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Ilaz Kodra”, ka njoftuar policia e Kosovës.