Drenas, një i lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe veturës
14 prill 2019
| 13:22
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur dje në Qikatovë të Drenasit.
Sipas policisë në këtë aksident të përfshirë ishin një tren dhe një veturë.
“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore me vozitës mashkull k/shqiptar, dhe të një treni që transportonte xehe me drejtues mashkull k/shqiptar. Si pasoj e aksidentit vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore ku fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore – Drenas , e më pas dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit mjekësor lirohet”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.