Drenas, prezantohet udhëzuesi për modernizimin e serrave
23 korrik 2020
| 18:23
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Arbërije Gllareva, ushtruese e detyrës e drejtoreshës së Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në këtë komunë, kanë pritur në takim këshilltaren e “Crimson Capital Fund”, Bernardina Krasniqi.
Me këtë rast, Krasniqi ka bërë prezantimin e Udhëzuesit për modernizimin e serrave në Kosovë, i cili është dizajnuar nga Projekti “Përmirësimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve në kultivimin e serrave në Kosovë”, financuar nga USAID-i dhe implementuar nga “Crimson Capital Fund”.
Udhëzuesi ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së fermerëve lidhur me ndikimin e teknologjive të reja në përmirësimin e cilësisë së produkteve, uljes së shpenzimeve dhe rritjes së fitimit nga serrat.