
Drenas, vazhdon aksioni për largimin e pengesave në rrugë
Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Drenasit ka vazhduar realizimin e projektit për largimin e pengesave në rrugë të cilat ishin vendosur pa leje dhe që janë konsideruar që po pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.
“Pengesat të cilat nuk janë pëlqimin nga komuna, do të largohen ne të gjitha fshatrat, ndaj kërkojmë nga qytetarët, bashkëpunim dhe mirëkuptim në aksionin e Drejtorisë së Inspekcionit. Ndërsa ata që vendosin përsëri pengesa në rrugë pa pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, do të gjobiten dhe do të ndërmerren të gjitha masat ligjore ndaj tyre”, ka njoftuar komuna e Drenasit.
Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se do të jetë në krye të detyrës për zbatimin e ligjit, prandaj mirëpritet bashkëpunimi nga secili në identifikimin, parandalimin dhe eliminimin e veprimeve që janë në kundërshtim me ligjin e që shkaktojnë probleme në mjedis, treg dhe rrugë.