Drenas, zgjerohet programi “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë të vegjël”

25 gusht 2023 | 13:27

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Drenasit ka vazhduar me programin “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël” edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Fillimisht, ky programi ka filluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, e tash e tutje, do të ketë ekipet edhe në Komoran të cilat do bëjnë vizita tek nënat me fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç, me fokus, gratë dhe fëmijët në zona rurale.

Ky program në sistemin parësor parandalon problemet eventuale shëndetësore si, probleme me dëgjimin, alergjitë e ndryshme e deri tek mënyra e të ushqyerit, si dhe duke mos anashkaluar as edukimin e nënave të reja në qasjen e kujdesit të tyre ndaj fëmijëve të porsalindur.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e kësaj komune.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, ka bërë me dije…