Drenasi, i pakalueshëm për Vëllaznimin

09 shtator 2018 | 18:59

Skuadra e Drenasit në Ligën e Parë ka arritur të shkaktojë befasi në kuadër të javës së tretë, pasi ka luajtur baras ndaj Vëllaznimit në Gjakovë (0-0).

Vendësit e kishin dominimin, por nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen e skuadrës mysafire. Siç dihet, skuadra gjakovare, së bashku me Besën e Pejës, janë favoritet kryesore për t’u inkuadruar në IPKO Superligë. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të dielën, Besa e mposhti Trepçën (0-1). Skuadra e Vushtrrisë ishte bindëse ndaj Kikës (0-3). Të shtunën derbi i skuadrave nga Rrafshi i Dukagjinit, Onixit dhe Dukagjinit të Klinës, përfundoi 2-2.

LIGA E PARË

Onix-Dukagjini                                2-2
Vitia-Istogu                                       3-0
Ramiz Sadiku Fushë Kosova         2-0
Vëllaznimi-Drenasi                         0-0
Arbëria-2 Korriku                            2-1
Kika-Vushtrria                                 0-3
Vllaznia-Bashkimi (K)                    0-3
Trepça-Besa                                      0-1

/Epoka e re/ 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtari i Policisë së Republikës së Kosovës, Vllaznim Surdulli, të…