Drenasi, komuna e parë në Kosovë për performancë, përfiton 803,977.35 euro

16 shtator 2020 | 11:48

Drenasi mbetet Komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.

“Pas publikimit të raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave ka përformuar në vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grant në vlerën prej 803,977.35 euro, disa keqdashës për zhvillimin e komunës dhe keqinterpretues, janë duke provuar të devijojnë suksesin që ka Drenasi në performancën më të suksesshme në Kosovë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është transferuar te Lazio në…