Drenasi nis zbatimin e projektit për ‘trajtimin e qenve endacakë’
29 maj 2018
| 17:52
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit ka filluar implementimin e projektit “Trajtimi i qenve endacakë”.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi, ka theksuar se këtë vit ky projekt do të implementohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), e cila ka kontraktuar subjektet veterinare për trajtimin e qenve endacakë, të cilët janë të ndarë sipas regjioneve në kuadër të cilave përfshihen të gjitha komunat e Kosovës.
Në regjionin e Prishtinës përfshihet Komuna e Drenasit, ku është kontraktuar subjekti veterinar “A. V Drenas”, me seli në Drenas.