Drenasi, një nga katër komunat më transparente, Lladrovci: Kjo vazhdon të jetë shtylla kryesore e qeverisjes
30 maj 2024
| 14:55
Komuna e Drenasit edhe këtë vit është renditur një nga katër komunat e para për sa i përket transparencës.
Në lidhje me këtë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka falënderuar Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) për siç ka thënë , angazhimin rreth çështjes së transparencës komunale.
“Transparenca do të vazhdoj të jetë shtylla kryesore e qeverisjes, me llogaridhënie, qeverisje demokratike dhe barazi para ligjit, me çka ne zbatojmë premtimin ndaj besimit të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci ka falënderuar edhe Zyrën për Informim dhe komunikim me publikun, zyrtarët komunalë dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për transparencë në qeverisje.