Drenasi pastron disa lokacione nga mbeturinat
Komuna e Drenasit ka shënuar “Ditën Botërore të Pastrimit” me aktivitete pastrimi në fshatrat Negroc, Vuçak dhe Komoran.
Në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës 2019”, Komuna e Drenasit edhe një herë ka treguar përkushtimin e saj në realizimin e misionit për një mjedis sa më të pastër për të gjithë qytetarët e Komunës se Drenasit duke shënuar këtë ditë me aktivitete pastrimi dhe duke përçuar njëkohësisht mesazhin për një sjellje më të kujdesshme ndaj natyrës.
Krahas operatorëve ekonomikë dhe zyrtarëve komunalë, pjesë e këtij organizimi janë bërë edhe qytetarët e fshatrave të lartpërmendura të cilët kontribuuan në shënimin e kësaj ditë në mënyrë sa më dinjitoze.
“Dita Botërore e Pastrimit” është një program global veprimi shoqëror që synon të luftojë problemin global të mbeturinave të ngurta.
/Epoka e re/