Drenasi përfiton nga Japonia grant prej 70 mijë euro për mamograf
20 mars 2019
| 15:16
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kazuyuki Takeuchi, diplomat i Ambasadës Japoneze në Austri, përmes Zyrës ndërlidhëse nga Qeveria japoneze në Kosovë për furnizimin e Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare (QKMF) me aparatin e mamografit.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Komuna e Drenasit përkatësisht QKMF-ja është fituese e grantit për mamografin i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Vlera e grantit për mamografin është rreth 70 mijë euro, ndërsa implementimin e projektit do ta realizojë operatori ekonomik “Medical Group”, që sipas marrëveshjes brenda 60 ditësh do ta bëjë furnizimin e aparatit të mamografisë.
/Epoka e re/