Drenasi përfitues i projektit “Gara për mjedis të pastër”
03 qershor 2018
| 16:05
Komuna e Drenasit ka përfituar një projekt në vlerë mbi 180 mijë euro, në kuadër të garës për mjedis të pastër nga Qeveria Gjermane, përmes Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GIZ), ku ishin të përfshira 17 komuna të Kosovës.
Ky grant i është ndarë Komunës së Drenasit gjatë konferencës për ambientin që është organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe GIZ-i gjerman, që ka për vlerësim progresin e arritur në pastrimin e ambientit dhe eliminimin e mbeturinave.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi.
/Epoka e re/