Drenasi përkrah Zveçanin në disa fusha

27 korrik 2023 | 13:35

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast, Komuna e Drenasit do t’i ofrojë përkrahje administrative në disa fusha komunës së Zveçanit.

“Jam i lumtur që së bashku me drejtorët dhe administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Bashkëpunimin Ndër komunal dhe Ligjin për Arbitrazhin.
Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e Komunës se Gllogocit për nevojat e Komunës së Zveçanit, ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të Përgjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Jam i lumtur që së bashku me Drejtorët dhe Administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës. Punë të mbarë z. Peci me bashkëpunëtorë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizim të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë…