Drenasi, shembull i suksesshëm për legalizimin ndërtimeve pa leje
Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Drenas, Flutura Avdiu, bashkë me grupin punues për legalizimin e ndërtimeve pa leje, priti në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Ilir Kryeziu dhe përfaqësuesin e USAID-it, Vigan Perani.
Drejtoresha Avdiu i njoftoi lidhur me procesin dhe rezultatet e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.
Në anën tjetër, Kryeziu nga MEA dhe Perani nga USAID-i, pasi u njoftuan për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komuna e Drenasit, përgëzuan për punën e bërë në këtë proces, njëherësh vlerësuan Drenasin si shembull të suksesshëm, që duhet të ndiqet nga komunat e tjera.
Po ashtu, ata u njoftuan lidhur me broshurën e përgatitur për qytetarët, ku informohen në detaje lidhur me procedurat për legalizimin dhe dokumentacionet e nevojshme, duke sugjeruar që kjo broshurë të merret si mostër se si duhet hartuar komunat e tjera.
Në këtë takim u diskutua rreth procesit të deritanishëm që ka kaluar Komuna e Drenasit rreth legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, arritjet, sfidat dhe paqartësitë në këtë drejtim, ndërsa u informua se së shpejti do të nisin edhe takimet nëpër vendbanimet e Drenasit, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë.