Drenasi shpall ‘Qytetar Nderi’ tre ish-presidentët e Shqipërisë
Komuna e Drenasit ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Në ceremoninë solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit kanë marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se është mirënjohës për kontributin e tre ish-presidentëve të Shqipërisë dhënë për Kosovën.
“I nderuar të jem i pranishëm në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Drenasit, me ç’rast u nderuan me titullin ‘Qytetar Nderi’, të kësaj komune ish-presidentët shqiptarë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Mirënjohës gjithmonë për kontributin e tyre nëpër procese të ndryshme për Kosovën dhe për angazhimin në funksion të fuqizimit të faktorit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.