Drenasi vazhdon bashkëpunim me “Women for Women”
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Drenas, Egzona Jetullahi dhe drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë pritur të premten në takim, Kushtrim Shehun, koordinator i organizatës “Women for Women”, me të cilin biseduan mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit “I SEE”, punësimi dhe vetëpunësimi që ka për qëllim kryesor përmirësimin e grave të margjinalizuara, për tejkalimin e pengesave dhe përfshirjen në ekonomi dhe në tregun e punës, duke ngritur kapacitetet e tyre.
Koordinatori Shehu, ka falënderuar Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti dhe ka informuar të pranishmit se një numër i caktuar i përfituesve kanë përfunduar trajnimin katërmujor dhe në bashkëpunim më DKA-në do t’u mundësohet edhe pjesa praktike në institucionet arsimore, raporton “Epoka e re”.
Komuna e Drenasit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ “Women for Women” me të cilin ka për qëllim vetëpunësimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në ekonomi dhe tregun e punës.
Ky projekt bazohet ka për qëllim që të ofroj trajnime profesionale të akredituara në sektorët potencial të punësimit në bazë të kërkesave të bëra në sesionet informuese të mbajtura paraprakisht.