Drenasi vazhdon implementimi e projektit për grumbullim e mbeturinave të recikuleshme
13 shkurt 2019
| 16:36
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është duke vazhduar projektin e grumbullimit të mbeturinave të reciklueshme në lagjen e “Feronikelit”.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi, ka thënë se me implementimin e këtij projekti për grumbullimin e mbeturinave të reciklueshme në lagjen e “Feronikelit” nga amvisëritë dhe institucionet tjera në qendër të qytetit, është duke u përmirësuar cilësia e një ambienti të pastër.
Ajo ka thënë se ky projekt në bashkëpunim me KRM “Pastrimi” do të vazhdojë edhe në zona të tjera të Komunës së Drenasit.
/Epoka e re/