Drenasi vlerësohet nga organizata “Help” për bashkëpunimin të mirë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka marrë mirënjohje nga përfaqësuesi i organizatës “Help”, Gent Saraçi i cili e ka falënderuar këtë komunë, përkatësisht kryeartin për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në realizimin e projektit për t’i ndihmuar bizneset.
Komuna e Drenasit, në fillim të këtij viti, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën “Help” për mbështetjen financiare të bizneseve në Drenas. Në kuadër të këtij memorandumi janë ndihmuar bizneset fillestare dhe ato ekzistuese me pajisje të ndryshme, sipas planit të aplikuar nga vetë bizneset.
Kryetari, Lladrovci ka falënderuar organizatën “Help” për bashkëpunimin e treguar për t’i ndihmuar bizneset e Drenasit dhe ka vlerësuar së një bashkëpunim i tillë është i mirëseardhur edhe në vitet në vazhdim si nga organizata “Help” ashtu nga organizata të tjera të cilat ndihmojnë bizneset në Drenas.
(Q.R / Epoka e re)