Drenica befasoi Feronikelin, Llapi shkatërroi Trepçën ’89
10 nëntor 2020
| 15:28
Drenica e ka befasuar skuadrën e Feronikelit, pasi e mposhti me rezultat 1-0 në ndeshjen derbi të skuadrave nga regjioni i Drenicës.
Pjesa e parë e ndeshje u mbyll me rezultat 0-0, derisa vendasit shënuan fitore me autogolin e shënuar nga Argjend Malaj, në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e ka shkatërruar Trepçën ’89 (5-0). Dy gola i shënoi Sadiu, kurse nga një gol e shtuan Hyseni, Prenqi dhe Aliu.
(Epoka e re)