Drenica befason Dritën, Flamurtari mposhti Lirinë

14 prill 2019 | 17:39

Dy skuadrat kuqezi në Kosovë, Drenica dhe Flamurtari kanë shënuar fitore sot ndaj Drita dhe Lirisë.

Drenica ka befasuar Dritën, pasi e mposhti me rezultat 1-2 në Gjilan. Pas dymbëdhjetë minutave lojë, Andrews shënoi golin e parë në ndeshje. Tre minuta para fundit të pjesës së parë iu njëjti futbollist e realizoi edhe golin e dytë për skuadrën nga Skenderaj. Venasit e ngushtuan epërsinë e Drenicës në pjesën e dytë me golin e Betim Haxhimusës, por kjo ishte e tera që arritën në këtë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Flamurtari arriti fitore minimale ndaj Lirisë. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Shend Kelmendi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapja e kapitullit të 35 të Bashkimit Evropian (BE) për…