Drenica befason Prishtinën
01 nëntor 2020
| 15:55
Skuadra e Drenicës e ka befasuar Prishtinën, pasi sot e mposhti në Skenderaj me rezultat 1-0.
Në pjesën e parë kryeqytetasit kishin disa raste shënimi që nuk i shfrytëzuan Oto John dhe Alban Shillova, kurse vendasit në minutën e 60-të shënuan golin e fitores nëpërmjet zëvendësuesit Egzon Fazliu.
Pas dhjetë xhirove të zhvilluara, Drenica është e pesta me 14 pikë. Prishtina renditet e gjashta me 11 pikë, por ka një ndeshje me pak të zhvilluar.
(V.Z / Epoka e re)