Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit

06 maj 2023 | 17:55

Skuadra e Drenicës nga Skënderaj për herë të parë në histori të klubit nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Kjo pas humbjes së sotme nga Trepça ’89, me rezultat 3-1. Drenicakët gjatë gjithë sezonit nuk ishin në formë, shkaku edhe gjendjes financiare që mbretëronte në këtë klub.

Drenica ra nga liga, tre xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt i Superligës së Kosovës.

Ata tani nga sezoni i ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, që është niveli i dytë i garave në futbollin kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I patrembur siç ishte treguar që nga fillimi, Luani luftoi…