Drenica ‘blindon’ edhe dy futbollistë

23 gusht 2020 | 13:59

Skuadra e Drenicës është duke vijuar me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri futbollistik 2020/2021. Skuadra kuqezi ka rinovuar kontratat me dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

“Portieri Arion Ymeri dhe sulmuesin anësor Hysen Tahiri kanë firmosur kontratat një vjeçare me klubin dhe të dy i mbesin besnik, klubit të tyre të zemrës. Ditëve në vazhdim do të ketë edhe prezantime tjera, varësisht nga marrëveshjet që do të arrihen. Drejtuesit e klubit janë duke punuar në vazhdimësi për konsolidimin e skuadrës dhe stafit për të qenë sa më të përgatitur për edicionin e ri të garave 2020/21”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar…