Drenica “blindon” Hamitin
09 janar 2018
| 15:15
Drejtori i KF Drenica, Tahir Lushtaku ka konfirmuar se Genc Hamiti do të mbetët pjesë e skuadrës kuqezi edhe në të ardhmen.
Sulmuesi më i mirë për sezonin vjeshtor në futbollin e Kosovës kishte arritur marrëveshje me Feronikelin, por Drenica e ka bllokuar këtë transferim duke e mbajtur Hamitin edhe për një kohë të gjatë. “Me Gencin gjithçka është mbyllur. Jemi marr vesh me të ka nënshkruar. Ai do të jetë i Drenicë edhe për 18 muaj”, ka thënë Lushtaku për “Olle”.