Drenica e mposhti Flamurtarin në stadiumin “Fadil Vokrri”
16 tetor 2018
| 17:16
Skuadra e Drenicës e befasoi Flamurtarin, pasi e në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, me rezultat 0-3.
Taulant Dajaku shënoi golin e parë për kuqezinjtë nga Skenderaj në minutën e 21-të, kurse pesë minuta më vonë Kreshnik Uka shënoi për 2-0. Golin e tretë për Drenicën e shënoi Diar Mustafa në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 e mposhti Lirinë me rezultat 4-0. Golat për skuadrën nga Mitrovica i shënuan Martin Mircevski (47), Arian Muja (85), Hasan Hyseni (91+) dhe Orges Gava (93).
/Epoka e re/