Drenica e mposhti Prishtinën, Llapi dhe Trepça ’89 ndanë pikët

17 mars 2018 | 20:52

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme para tifozëve në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke e mposhtur skuadrën lidere, Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Drenicën e realizoi Osman Mëziu, në minutën e 52-të, pas asistimit të Dajakut.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi dhe Trepça’89 kanë barazuar 3:3, pas një loje tejet interesante dhe dramatike, sidomos në minutat e fundit. Sulmuesi Oto John realizoi tre gola për Trepçën’89, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që skuadra mitrovicase t’i gëzohet fitores. Ai shënoi në minutat 5’, 43’ dhe 90+1’, por në anën tjetër për Llapin shënuan Mirlind Daku (28’) dhe Hamdi Namani (58’, 90+3’).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i KB “Prishtina” Dionis Gashi është shpallur boksieri më…