Drenica eliminon Gjilanin nga Kupa

08 shkurt 2020 | 16:36

Skuadra e Drenicës e ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen çerekfinale, të zhvilluar sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenicakët mposhtën gjilanasit me rezultat 2:1, të gjitha këto gola që u shënuan në lojën shtesë, pasi që 90 minutat e rregullt nuk prodhuan fitues.

Ishte Hasan Hyseni, ai i cili shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan ksp.

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Fiton Hajdari, një minutë para se të përfundonte ndeshja.

Kujtojmë që Drenica i bashkohet Prishtinës, si dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës, pasi skuadra e Armend Dallkut arriti të realizojë fitore ndaj Vushtrrisë në kryeqytet me rezultat 4:1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian po tenton të rikthejë rolin e saj në…