Drenica është Mirdita e Kosovës!

20 shkurt 2025 | 11:55

Shkruan: Sali Bislimi

Kur të shkoj në Mirditë aty ndjeje dashurin e madhe për zotin dhe atdheun, të njëjtën ndjen kam edhe në Drenicë, e kam vizituar shumë herë atje kam shumë miq, dilnim të vizitonim lapidar të trimave të UÇK-së, debatonim shumë tema të ndryshme e nder tjera edhe për kulturën shpirtërore.
Miku im Fatmir Nika nga Drenasi më thotë eja këtu shiko arat e mia, bukur i shkon një katedrale sikur të kishim mundësi ta ndërtonim, shikoja natyrën e pastër pa prezencën e madhe të fesë politike, reflekse të mikpritjes tipike shqiptare me modesti të madhe pa kafe turke me buke kryp dhe zemër të bardhë në sofrat e tyre.
Kjo zemër e Kosovës në rolin historik të saj për shqiptarinë edhe kësaj radhe dëshmoi se nuk mundet të bëhet komuniste as islamiste do të jeton vetëm si shqiptare dhe për interesat e kombit do të shkrihet sa herë që është nevoja, atje ka njerëz të fisit tim që kanë migruar, po – po me krenari me flasin për Tahir Topillen dhëndër i Shaban Polluzhës të cilit i këndohet edhe kënga për atdhedashurinë që me teh të shpatës preu flamurin serb në Prishtinë, ndoshta nuk dimë mirë ta bëjmë politiken por këtu kurrë nuk tradhtohet zoti, buka dhe Atdheu!
Për Kosovën shkoj në burg si me shkue në dasem, Tahir Topilla!!!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i gazetarisë, Elez Biberaj, që ka punuar për vite…