Drenica fillon nesër përgaditjet

18 maj 2020 | 20:53

Pas vendimit të Ministrisë së Shendetësisë, ku thuhet që lejohen stërvitjet për klubet e futbollit, KF Drenica ka paralajmëruar se nesër do t’i fillojë përgaditjet, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i KF Drenicës:

Ekipi, nesër fillon me stervitje!
Duke u bazuar në Vendimin e Ministrisë së Shendetësisë, të cilin e kemi pranuar sot, ku thuhet që lejohen stërvitjet për klubet e futbollit, KF Drenica që nga dita e martë (19.05.2020) , do të fillojnë stervitjet duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHP-së dhe MSH-së!

Sot gjatë ditës, kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, se bashku më shefin e shtabit teknik , Gani Sejdiu, si dhe me anëtar tjerë të klubit, janë takuar për të koordinuar veprimet në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas udhëzimeve te MSH-së dhe IKSHP-së.

Drejtuesit e klubit tashmë mbesin të perkushtuar për të arritur objektivat, meqë kampionati tashmë pritet të fillojë dhe ekipi është në rrugë të mirë që permes Kupës së Kosovës, potencialisht të arrijë në gara nderkombëtare, ky në gjysmëfinale ekipi do ballafaqohet me FC Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, propozuan…