Drenica huazon katër lojtarë nga Feronikeli
11 janar 2019
| 13:05
Kryesia e re e Drenicës ka vazhduar përforcimet për stinorin pranveror, me ç’rast ka prezantuar katër lojtarë. Bëhet fjalë për Argjend Bardhin, Diar Prokshin, Nicolas Andrewsin dhe Prince Balden, që të tre të ardhur nga Feronikeli si huazim.
“Në stërvitjen e ditës së mërkurë ekipit i janë bashkuar edhe katër futbollistë Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Nicolas Andrews dhe Prince Balde. Katër futbollistët janë huazuar nga skuadra e Feronikelit me mundësi blerje në qershor. Klubi do të vazhdojë ta përforcojë ekipin për pjesën e dytë të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Drenica është eliminuar nga Kupa, ndërsa në pranverë do të kërkojë që sa më parë ta sigurojë mbijetesën.