
Drenica u rikthehet fitoreve
23 nëntor 2018
| 15:22
KF Drenica u është rikthyer fitoreve në IPKO Superligë, pasi e mposhti skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat 3-0.
Në minutën e 15-të, Arsen Sykaj realizoi për rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e realizuan edhe dy gola të tjerë nëpërmjet Pasomas (49) dhe Musës (90). Mysafirët nga Mitrovica u munduan të rikthehen në lojë, por nuk arritën të realizojnë asnjë gol dhe ndeshja u mbyll me rezultat 3-0.
Pas kësaj ndeshje, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 21 pikë. Në anën tjetër 89-shi bie një pozitë me poshtë me 19 pikë.
/Epoka e re/