Drenica ‘lakmon’ daljen në Evropë
Skuadra e Drenicës është duke u paraqitur mirë në këtë edicion të Superligës. Trajneri Tahir Lushtaku ka thënë për “Lajmi.net” se nëse vazhdohet me formë të njëjtë edhe në vazhdim të kampionatit, atëherë synim i kuqezinjve do të jetë dalja në garat evropiane.
“Ne i marrim ndeshjet një nga një dhe në bazë të rezultateve do ta shohim edhe objektivin. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, atëherë objektivi do të jetë një vend në Evropë, qoftë përmes Kupës. Ndonjë ngarkesë nuk e kemi nga kryesia që gjithqysh të dalim në Evropë, por nëse jepet mundësia, pse jo edhe përmes tri vendeve të para. Do jetë kampionat i vështirë sepse klubet kanë fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe ne ende na duhen disa futbollistë që të arrihen objektivat”, ka thënë Lushtaku.
Drenica pas tetë xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e dytë me 14 pikë, dy pikë më pak se skuadra e Ballkanit.