Drenica mbështet projektin e Limajt për mbrojtjen e vlerave kombëtare
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Nismës Socialdemokrate.
Limaj sonte në mbrëmje ka marrë mbështetje për projektin e tij në mbrojtje të vlerave kombëtare në Llapushnik të Drenasit dhe Rud të Malishevës.
“Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt në Fb:
Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! ????
Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës.
Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin.
Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare.
Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.