Drenica merr tri pikë ndaj Malishevës, Ballkani ndalet nga Feronikeli  

29 shtator 2021 | 17:18

Drenica ka arritur të marrë pikët e plota në ndeshjen ndaj Malishevës, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultat 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mbrojtësi Haraland Qaqi në minutën 21-të, pas asistimit nga Genc Hamiti.

Pjesa e parë ishte më interesante dhe më e luftuar, kurse pjesa e dytë ishte shumë më e qetë. Me këtë fitore kuqezinjtë tashmë kanë 14 pikë dhe renditen në pozitën e parë. Ndërsa skuadra e Malishevës është në pozitën e katërt me 11 pikë. Ndërsa Ballkani është ndalur në barazim në ndeshjen ndaj Feronikelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0.

Ballkani kishte iniciativën në këtë ndeshje, por assesi nuk arriti të gjejë golin e fitores. Pas kësaj ndeshje, Ballkani renditet në vendin e dytë me 13 pikë, kurse “Nikli” zë vendin e shtatë me 7 pikë.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) sot ka publikuar Njoftimin për…