Drenica mposhti Ballkanin, Prishtina ngjitet në krye të renditjes

02 maj 2021 | 19:01

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të në Superligë. Prishtina është tashmë lidere e re, pasi me fitore si mysafire ndaj Llapit dhe në saje të humbjes së Ballkanit në Skenderaj, ka arritur të ngjitet në pozitën e parë me 69-të pikë, një më shumë se sa Drita në pozitën e dytë, përkatësisht dy më shumë se ish-lideri pas javës së kaluar, Ballkani.

Bardhekaltrit e kryeqytetit iu gëzuan tri pikëve të reja në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me shifrat 3:1. Golat për prishtinasit i shënuan Gauthier Mankenda (15’), Leutrim Bekteshi (40’) dhe sulmuesi i rikthyer nigerian, Otto John (63’), derisa golin e vetëm për llapjanët e shënoi Adonis Aliu (19’).

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica arriti ta mposhtë Ballkanin, me rezultat 2:1, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë. Me këtë fitore Drenica tashmë renditet e gjashta me 38 pikë. Golat për Drenicën i shënuan Kreshnik Uka (19’) dhe Denisson Silva (50’), derisa golin e vetëm për Ballkanin e realizoi Mevlan Zeka (51’).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka vizituar…