Drenica mposhti Ulpianën, merr kryesimin në Superligë

16 shtator 2021 | 18:10

Skuadra e Drenicës ka fituar ndeshjen ndaj Ulpianës në minutën e katërt të lojës shtesë dhe me tri pikët e reja e ka marr kryesimin në BKT Superligë.

Pjesa e parë e ndeshjes që u zhvillua në Suharekë përfundoi me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë me kërkuese ishte skuadra kuqezi, derisa golin e fitores e shënoi në minutën e katërt shtesë me anë të Kreshnik Ukës.

Pas këtyre tri pikëve, kuqezinjtë nga Skenderaj renditen në pozitën e parë me 10 pikë, kurse Ulpiana është e fundit me vetëm një pikë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshjet e fundit të xhiros së katërt në BKT…