Drenica mposhti Vëllaznimin, merr kreun e Ligës së Parë
01 nëntor 2024
| 16:47
Drenica e ka mposhtur Vëllaznimit me rezultat 2-0 në xhiron e 11-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Drenica kaloi në epërsi qysh në minutën e 2-të të takimit, ku Shpresim Zogu, e shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes e më pas asistoi te Genc Hamiti që e çoi topin në rrjetë.
Pavarësisht disa tentimeve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk prodhoi më gola. Ndërsa, në pjesën e dytë skuadrat tentuan sërish, por goli i dytë për Drenicën erdhi tek në minutën e 87-të të ndeshjes.
Ishte Kreshnik Uka ai që e shfrytëzoi gabimin e portierit Adi Hyla për ta vulosur rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi që gjendet në vendin e dytë me 22 sosh.