Drenica ndërprenë bashkëpunimin me pesë futbollistë
14 dhjetor 2023
| 11:03
Skuadra e Drenicës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin më mirëkuptim më pesë futbollistë që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit vjeshtor.
Fjala është për futbollistët: Zenel Gavazaj, Enis Gavazaj, Sunay Hasan, Ardian Hoti, Albin Hasani.
Klubi kuqezi ka falënderuar futbollistët në fjalë për angazhimin dhe kontributin e dhënë për klubin gjatë kohës sa ishin pjesë e kësaj skuadre, duke ju uruar suksese në të ardhmen.
“Jemi të angazhuar intensivisht për afrimin e lojtarëve të cilat do t’i përforcojnë radhët tona, në mënyrë që të lehtësojmë rrugën drejt objektivit tonë, rikthimit në elitën e futbollit kosovar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drenicës.