
Drenica në Durrës
22 janar 2018
| 12:01
KF Drenica ka udhëtuar të dielën drejt Durrësit, ku do ta zhvillojë fazën përgatitore për sezonin pranveror në Vala Superligë.
“Ekspedita e klubit ka udhëtuar drejt bregdetit shqiptar, Durrësit, ku do të vazhdohet me fazën përgatitore për stinorin e ri. Kësisoj skuadra do të ketë mundësi shumë të mira për t’u përgatitur sa më mirë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.