Drenica nuk e vazhdon bashkëpunimin me Sermaxhajn

07 qershor 2021 | 14:21

KF Drenica edhe në edicionin 2021/22 do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll, por pjesë e kësaj skuadre nuk do të jetë trajneri Sami Sermaxhaj, i cili ishte ndër me meritoret për mbetjen e skuadrës kuqezi në Superligë.

Klubi i Drenicës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nuk është arritur marrëveshja e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, derisa shumë shpejt pritet të emërohet trajner i ri.

“Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.  Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022. Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen. Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm”, thuhet në njoftim e skuadrës së Drenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëheqjes së ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Telekomit…