Drenica pa asnjë humbje, por ndërprerën bashkëpunimin me trajnerët Visoka e Gjeraj
09 tetor 2024
| 14:10
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj ka befasuar të gjithë, pasi ka ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj edhe përkundër asaj se ende nuk ka shijuar humbje në Ligën e Parë.
“Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin futbolldashës, dashamirët, tifozët dhe qytetarët se është ndërprerë bashkëpunimi me marrëveshje dhe mirëkuptim të dyanshëm më kryetrajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj. Klubi falënderon Visoken dhe Gjerajn për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i falënderon për punën dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, duke ju uruar shëndet dhe suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi