Drenica paraqet pesë transferimet e verës dhe rinovon kontratat me katër yjet e ekipit
08 gusht 2021
| 17:40
Skuadra nga Skenderaj ka vazhduar kontratat me katër futbollistë të rëndësishëm që kishte edicionin e kaluar. Emrat si Shkelzen Lushtaku, Kreshnik Uka, Denisson Silva e Harallamb Qaqi do të vazhdojnë të jenë pjesë e kuqezinjve.
Ndërkohë ekipi i drejtuar nga Tahir Lushtaku ka bërë afrimin e pesë futbollistëve cilësorë. Arbios Thaqi rikthehet në klub ashtu si Armend Abazi, derisa kontratë me Drenicën kanë nënshkruar edhe të rinjtë Erjon Morina dhe Erdin Dushi.
Përforcimi nga jashtë është ai i Samuel Noye që ka përvojë nga futbolli norvegjez, qipriot dhe portugez.