Drenica pas Jasharit transferon edhe Gashin

09 janar 2025 | 12:23

FC Drenica që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka vazhduar me përforcime. Një ditë pas e prezantoi Ikball Jasharin nga Prishtina, skuadra kuqezi e ka prezantuar sulmuesin Armend Gashi.

May be an image of 2 people and text

Sulmuesi këmbëshpejtë Armend Gashi, ka luajtur më parë për skuadrat si Prishtina, Trepça ‘89 dhe së fundmi pjesë e Feronikelit ku pati 13 paraqitje gjatë stinorit vjeshtor.

“Gashi ka arritur marrëveshje me klubin deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi dhe tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën dhe kësisoj është vënë nën urdhëratë e trajnerit Arsim Thaqi.  Gashi me cilësitë e tij, do t’i ndihmoj skuadrës në pranverë për arritjen e objektivit , Superligën!”, thuhet në njoftimin e Drenicës që synim kryesor e ka rikthimin në Superligë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të…