Drenica përforcohet me Leart Eminin
06 janar 2024
| 16:41
Klubi futbollistik ‘Drenica’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin me pervojë Leart Emini.
“Sulmuesi kembëshpejtë ka shumë ndeshje në këmbët e tij dhe drejtuesit e klubit kanë vlerësuar se kualiteti dhe pervoja e tij do t’i sherbejë ekipit andaj dhe është angazhuar”, thuhet ndër tjera në njoftimin e klubit
Emini ka qenë futbollistë i shumë skuadrave kosovare si Vushtrria, Hajvalia, Besa, Llapi, Trepca 89, Flamurtari, Prishtina e së fundmi FC Suhareka.
Te kjo e fundit thuajse të gjitha ndeshjet është paraqitur si titullar duke shënuar 3 gola dhe ka një asist.
Emini do të jetë pjesë e Drenicës deri në fund të këtij edicioni.