Drenica rikthen Hamitin
23 qershor 2019
| 13:36
Mesfushori-sulmues, Genc Hamiti është përforcimi i radhës i skuadrës nga Skenderaj, Drenicës.
Ai është produkt i shkollës së futbollit ‘Drenica’. Hamiti ka arritur marrëveshje një-vjeçare me klubin dhe i njëjti është rikthyer në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe njëhërit ‘shtëpinë e tij’ kuq e zi. 25-vjeçari do të prezantohet të hënën.
Klubi nga Skenderaj po vazhdon me ritëm të lartë punën për kompletimin e skuadrës dhe ditëve në vijim priten përforcimet tjera.